Arrestohen dy persona të një autoshkolle, ia kaluan kandidatëve testin e patent-shoferit me para

Arrestohen dy persona të një autoshkolle, ia kaluan kandidatëve testin e patent-shoferit me para

Dy persona të një autoshkolle në Prishtinë janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë të holla nga kandidatët, në këmbim të kryerjes së provimeve për patent-shofer.

Gjatë hetimit, janë konfiskuar disa dëshimik; si teste me të dhëna të kandidatëve dhe pajisje për komunikim në largësi.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që u arrestuan paraditen e së martës, janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Related Articles