Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar pak minuta më parë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, Natyra Kuci zëdhënëse e kësaj partie.
Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e PSD-së, pasi të njejtët kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale.
Të njejtët fillimisht kishin hyrë në sallë ku po mbahej konferenca dhe kishin protestuar edhe jashtë.