Të mërkurën pesë persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.
Mehmeti tha se bëhet fjalë për personat me inicialet: D.M., L.N., T.L., E.T., dhe V.S.
“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar: D.M., L.N., T.L., E.T., dhe V.S. Të njëjtit, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Mehmeti. / Gazeta Enigma.