Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, policia ua gjeti mbi 25 gramë kokainë

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, policia ua gjeti mbi 25 gramë kokainë

Pasditen e së shtunës janë arrestuar tre persona në rrugën Dardania në Fushë Kosovës, pasi të dyshuarve gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar më pas kokainë 25.4 gramë, një peshore dhe 730 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftim:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Dardania, Fushë Kosovë / 04.05.2024 – 19:20. Tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi që te të njëjtit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 25.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, 730 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles