Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nga Prishtina pasi i njëjti dhunoi një femër duke iu prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Në njoftim theksohet se pas disa muajve punë të hetuesve policor ka rezultuar me indentifikimin e personit dhe arrestimit të tij.
Personi i dyshuar është 38-vjeçar.
“R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor)”.
“Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata”, thuhet në njoftim.