Është arrestuar personi që dyshohet se ka vrarë një 22-vjeçar, më pesë gusht, në një lokal në Lipjan, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se nga konflikti që nisi fillimisht si rrahje, por u shkrep edhe armë zjarri, mbeti i vdekur një 22-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.
“Me 23.08.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.