Është arrestuar e dyshuara që theri me thikë një të mitur të hënën në Obiliq, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore të cilit më pas i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë.