Arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së në Gjilan

Arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së në Gjilan

Është arritur marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Nga kjo marrëveshje, PDK-së do t’i takojnë katër drejtori dhe pozita e nënkryetarit.

Drejtoritë të cilat do t’i takojnë janë; Drejtoria e Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka thirrur mbledhje urgjenete prej orës 15:00.

Në rend dite veç betimit të anëtarëve të kuvendit, do të jetë edhe zgjedhja e Kryesuesit të kuvendit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles