Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shkruar edhe njëherë për uljen e çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë, nga 20 euro në 10 euro.
Ai ka thënë se me vendimin e sotëm, ka shfuqizuar atë të ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.
“Sot unë kam marrë një vendim, duke e shfuqizuar vendimin e Palit dhe përgjysmuar çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer”, ka shkruar Durmishi.
Teksa ka paralajmëruar se së shpejti do të nis edhe E-testimi.