As Partia Demokratike e Kosovës(PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e parë të së mërkurës, të thirrur nga VV, ku në rend ditë në këtë seancë janë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet për disa komuna e për RTK-në dhe buxheti për vitin 2026.
Ndërkaq, edhe LDK ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, por vetëm në atë për formimin e qeverisë.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka thirrur për të mërkurën dy seanca të jashtëzakonshme, ku njëra është për formimin e komisioneve parlamentare dhe votim ligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, ndërsa tjetra për formimin e Qeverisë.
