Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur për çështjen e asociacionit duke deklaruar se çka kjo do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.
“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Serbe. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, tha Hovenier në një intervistë për RTK-në.
Diplomati amerikan ka thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.
“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier.