Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1,493 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 345..
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës. Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.