Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa dje janë raportuar 7 raste të reja të infektuara.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
14 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .
Në total numri i rasteve aktive është 428. /Gazeta “Enigma”/