Ish-sulmuesi e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka zyrtarizuar transferimin e tij tek Barcelona.
Paga e 32-vjeçarit ishte 340.000 funta tek Topçinjët, ndërsa sipas goal.com lojtari ka pranuar ulje të madhe për tu’ bashkuar me gjigantët e La Ligës, duke mos specifikuar shifrën e saktë.
“FC Barcelona dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit pasi sulmuesi ndërpreu kontratën e tij me Arsenal FC”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Blaugranëve.
“Lojtari do të nënshkruajë një kontartë deri më 30 qershor 2025 me një opsion për të rënë dakord për largimin më 30 qershor 2023 dhe klauzola e tij e blerjes do të vendoset në 100 milionë euro. Së shpejti klubi do të japë detaje të prezantimit të Pierre-Emerick Aubameyang si lojtar i ekipit të parë”, përfundon deklarata e klubit.
Aubameyang i’u bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmund për shifrën rekorde prej 56 milionë funtesh në janar të vitit 2018 dhe deri më tani Ganezi ka shënuar 92 gola në 163 ndeshje për shkuadrën e Londrës veriore. Gjatë kësaj kohe ai ka fituar një herë Kupën FA dhe gjithashtu dy herë është shpallur fitues i Këpucës së Artë në Premier League.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i hoqi shiritin e kapitenit 32-vjeçarit pas një shkeljeje disiplionore, dhe u përjashtua nga planet e spanjollit, që detyroi lojtarin të largohej nga klubi.
Tifozët e Barcelonës shpresojnë që Auba të rikthej formën e tij, derisa ata shpresojn në kualifikim për Champions League nën drejtimin e Xavi-t, dhe ai mund të debutoj kundër Atletico Madrid të dielën. /Gazeta Enigma/