Dëshmitarja e Prokurorisë së Specializuar në Hagë po vazhdon t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.
Seanca e sotme nisi me një kërkesë nga Luka Mishetiq, avokati i Thaçi.
“Dëshiroj ta dorëzoj një provë materiale”, i tha ai kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith.
Smith e pyeti Prokurorinë nëse kanë ndonjë kundërshtim për këtë dhe një nga prokurorët tha “jo”.
“Pranohet si provë”, tha gjykatësi Smith.
Më pas, asistentët u urdhëruan që ta sjellin në sallën e gjyqit dëshmitaren.
“Sot do të vazhdojmë me kundërpyetjet nga Mbrojtja e Thaçit”, tha gjykatësi.
“Ju lus t’i përgjigjeni qartë pyetjeve, me fjali të shkurtëra”, i tha ai dëshmitarës pasi ajo u fut në sallën e gjyqit.
Më pas, seanca u mbyll për publikun.