U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes së në Veri, reagon Rohde – ka një mesazh për Policinë e Kosovës?

U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes së në Veri, reagon Rohde – ka një mesazh për Policinë e Kosovës?

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, ka reaguar për një incident në Veri ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.

Ai të martën është kritikuar nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuar nga ambasadori të reagojë, duke shtuar se “për raste tjera ai reagon në sekonda”.

Për këtë rast ka pasur reagime nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian. Ndërkaq sot erdhi edhe reagimi i ambasadës së Gjermanisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman ka kërkuar nga Policia hetim të gjerë.

Ai u pajtua me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë që dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë.

Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.

”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës  ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën.

Related Articles