Avokati Muhamed Muja, ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, ai tha se në raste të tilla policia e ka obligim që ashtu si e gjen vendin e ngjarjes ta trajtoj si të tillë.
“Është obligim i policisë që ashtu siç e gjen vendin e ngjarjes ta menaxhoj dhe kryej obligim e vet institucional mbi vendin e ngjarjes. Çdo informatë e cila nuk përkon me vendin e ngjarjes është informatë e rrezikshme, e dëmshme për institucionin por edhe për drejtësinë në përgjithësi”, tha ai.
“Kemi dëgjuar disa informata se është përmendur një thikë, por fatmirësisht ishte video-incizimi të cilin e kemi parë përmes mediave, e që nuk do të duhej të ishte prezent, ku shihet se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë mjeti të mprehtë”, shtoi Muja.
Ish-hetuesi tutje në Info Magazine tha se videot ku janë të përfshirë të miturit – qoftë si kryes apo viktima, i ndalon ligji që të publikohen nga institucionet.