Është përuruar libri më i ri Arsim Bajramit, i titulluar “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.
Ky libër fakton anën juridike të gjenocidit të kryer nga ana e forcave ushtarake serbe në vendin tonë.
Anëtari i Akademisë së Shkencave tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se Serbia e ka përgatitur planin me shkekuj.
“Ka pasur plan të detajuar me të cilën ka pasur për qëllim shfarosjen biologjike të kombit shqiptar, deportimin e tij nga trojet etnike, shkatërrimin e pasurisë së gjithë qytetarëve dhe parandalimin e kthimit”, tha Bajrami.