Bajrami: T’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet është “sukses i madh”

Bajrami: T’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet është “sukses i madh”

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka uruar fituesit e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

Arsyen për këtë urim, Bajrami tha se po e bën pasi që “t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje është “sukses i madh”.

“Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”, shkroi Bajrami.

“Po, votuesit tanë kokën lart”, tha tutje ajo.

“Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi”, u shpreh tutje Bajrami, me gjasë duke kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

“Votues dhe struktura, Na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë”.

“Prej se jam aktive në politikë, ambicia ime e vetme ka qenë të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit. Së bashku nuk do të ndalemi. LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip”, u shpreh tutje Bajrami.

Related Articles