Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores së arritur në Camp Nou kundër Real Sociedadit (1-0).
Katalunasit e nisën sfidën me sulme të njëpasnjëshme. Fillimisht, Frenkie de Jong e futi topin në rrjetë, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Vendasit vazhduan me rastet e Ousmane Dembele, sërish De Jong e Gavi, ndërsa për mysafirët rrezikoi Pablo Marin.
Në minutën e 40-të të takimit, Sociedadi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Brais Mendez me karton të kuq. Gjyqtari fillimisht i dha karton të verdhë, por pas konsultimit të VAR-it e përjashtoi nga loja.
Nuk vonoi shumë në fraksionin e dytë (52’) dhe pas një aksioni nga e djathta, Dembele e zhbllokoi rezultatin.
Rastet vazhduan, me Gavin që e goditi shtyllën, megjithatë nuk u shënuan gola të tjerë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Falë këtij triumfi, Barcelona kualifikohet në gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa Real Sociedadi largohet nga gara në këtë fazë.
OUSMANE DEMBELE WHAT A GOAL ????????????????????????????
pic.twitter.com/78DTVUpeCG— H (@hazfcb_) January 25, 2023