Bastisje në Vranjevc, plagoset një person

Policia e Kosovës sot ka bastisur një shtëpi në Prishtinë, ku ka hasur në rezistencë nga pronari i saj dhe ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 08:00, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Demokracia.com ka mësuar se Policia i është kundërpërgjigjur dhe personi ka përfunduar i plagosur nga zyrtarët policorë.

Ky person, siç ka mësuar Demokracia.com, ka gjuajtur mbrëmë me armë dhe me të marrë informacionin, policia ka shkruar për ta bastisur dhe ka hasur në rezistencën e tij.

Në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes janë gjetur një arsenal i madh armësh, përfshirë edhe automatikë AK-47.

/Gazeta Enigma.

Related Articles