Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ftuar Serbinë që të shqyrtojë edhe një herë mundësinë për të lejuar ministrat e Qeverisë së Kosovës të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Ky refuzim vjen pak javë pasi Qeveria e Kosovës refuzoi vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Stano në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, tha se vizita e ministrave kosovarë ishte e paralajmëruar sipas marrëveshjeve dhe nuk ka arsye të ndalohet.
“Ftojmë Serbinë të shqyrtojë edhe një herë vendimin e saj për të mos lejuar vizitën e ministrave të Kosovës”, ka thënë Stano. Ai, njëjtë kishte reaguar edhe kur Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë.
Katër ministra, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku kishin planifikuar vizitë dy-ditore (27 e 28 nëntor) në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë./Gazeta “Enigma”/