Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar lidhur me zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
I njëjti ka deklaruar se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel nuk ka përfunduar.
“Negociatat vazhdojnë, për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, deklaroi ai.
Ndërsa, Bislimi ka thënë se është arritur një draft final dhe pritet e njëjta të miratohet edhe nga pala serbe, para se marrëveshja të quhet si e finalizuar.