Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetin e Ferizajt ka marrë mbështetje të fuqishme gjatë një tubimi atje, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se Kosova duhet të ecë përpara.
“Mbështetje e fuqishme në Ferizaj. Kosova ka gra e burra që janë të zotë për ta zhvilluar vendin. Ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nuk guxojmë të ndalemi. Kosova duhet të ecë përpara”, ka shkruar kandidati për kryeministër. /Gazeta Enigma/