Befasi, Daley Blind transferohet në Bayern Munchen

Befasi, Daley Blind transferohet në Bayern Munchen

Daley Blind është rrugës për në Bayern Munich. Burime të mediumit holandez, “Telegraf” kanë konfirmuar tashmë se Blind do të transferohet në FC Bayern dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit me opsion edhe për një vit.

Për veteranin, të cilit sapo i është ndërprerë kontrata me Ajax-in, kontrolli mjekësor është sigurisht një tjetër hap i rëndësishëm përpara se të nënshkruajë një kontratë me ekipin e Bundesligës.

Mbrojtësi holandez do të bashkohet me ekipin gjerman në stërvitje të premten.

Blind është në radar në Bayern falë kontakteve midis agjentit të tij Kees Vos dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic.

Related Articles