Belgjika planifikon t’i dhurojë Kosovës vaksina AstraZeneca

Belgjika planifikon t’i dhurojë Kosovës vaksina AstraZeneca

Belgjika ka planifikuar të dhurojë një total prej katër milionë dozash të vaksinës Covid-19, në vendet e treta, deri në fund të vitit 2021.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme e Belgjikës, ku thuhet se fillimisht 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë

“Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global”, tha Ministrja belge e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir.

Related Articles