Berisha falënderon votuesit: Të gjithë ata që erdhën– firmosën sot ndryshimin

Berisha falënderon votuesit: Të gjithë ata që erdhën– firmosën sot ndryshimin

Kandidati për kryeministër nga radhët e PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur përzemërsisht të gjithë qytetarët që dolën sot dhe votuan për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ai, para mediave tha se sot, ata që erdhën nga deti, toka dhe ajri firmosën ndryshimin.

“Kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces zgjedhor, dhe për të gjithë ata që erdhën nga deti, toka, ajri, që firmosën sot ndryshimin”, tha Berisha.

Berisha dha lavde dhe për komisionerët e këtij procesi zgjedhor.

Ndërkohë, rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post pretendojnë se PS ka marrë 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38%.

Related Articles