13 tetori i këtij viti u prit me emocione nga qytetarët e Kosovës, pasi pritej që të hapej rruga për liberalizimin e vizave. Zërat dhe premtimet se qytetarët shumë shpejtë do të dalin nga “grilat” dhe të lëvizin lirshëm nëpër shtete të Evropës, tashmë u “avulluan”, shkruan Gazeta Enigma.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë të ish – ministrit, Anton Berisha për Gazetën Enigma.
Temën e liberalizimit të vizave, por edhe punën e Qeverisë aktuale e ka komentuar në një intervistë për Gazetën Enigma, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Ai ka hedhur akuzua për qeverinë aktuale për mos liberalizim të vizave.
“Asnjë segment në politikën e brendshme dhe atë të jashtme nuk ka njohur përparim në qeverisjen Kurti”, thotë Berisha.
Kur është pyetur për qasjen e Qeverisë në dialogun me Serbinë, ai ka theksuar se “për herë të parë bashkësia ndërkombëtare, partneret tonë SHBA-ja dhe BE-ja, për procesin e dialogut kanë adresuar fajësinë edhe në Qeverinë e Kosovës”.
A mendoni se kjo çështje është shndërruar në një “telenovelë” nga Bashkimi Evropian?
“Qeveria Kurti ka menduar se do t’i marrë të gatshme dhe dhuratë proceset, duke përfshirë edhe liberalizimin. U pa qartë, se ngecjet e kësaj qeverie janë arsye që kemi ende vonesa në liberalizim”.
Mirëpo, se sa është afër Kosova për liberalizim të vizave, Berisha thotë se “është një “JO” për qeverinë Kurti”.
“Ndërlidhja e liberalizimit me sistemin e sigurisë ETIAS ka arsyetime teknike por në nëntekst siç e thashë edhe më lartë është një JO për qeverinë Kurti, përndryshe kriteret teknike janë plotësuar që në vitin 2018”, tha Berisha.
Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur më 13 tetor, në Këshillin e Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shtete të tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.
LEXO EDHE: Franca kushtëzon liberalizimin e vizave, përkrahet nga 5 shtete
Thirrjeve se Kurti duhet të ja dorëheqje, Berisha u përgjigjet pozitivisht.
Sa jeni i kënaqur nga qeverisja Kurti dhe sa pajtoheni se kryeministri duhet të jap dorëheqje nga posti që posedon. Nëse po, cilat mund të jenë arsyeja që Kurti mund të jap dorëheqje?
“Asnjë segment në politikën e brendshme dhe atë të jashtme nuk ka njohur përparim në qeverisjen Kurti. Ai dhe partia e tij janë të paaftë dhe jo kompetente për të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit. Për më keq, ata as nuk e kanë vullnetin për të ecur përpara”.
Disa nga liderë të partive politike nga opozita i kanë kërkuar kryeministrit të japë dorëheqje, kinse i njëjti nuk po e qeverisë mirë vendin.
Përveç kësaj, deputetët kanë deklaruar se kryeministri edhe do ta varfërojë popullin.
Kosova është duke u përballur me kriza të mëdha, dhe në anën tjetër deputetët e Kuvendit kanë deklaruar se kryeministri Kurti do ta varfërojë popullin. A mendoni se Kosova është duke u ngulfatur nga “varfëria”?
“Të gjithë parametrat ekonomik janë përkeqësuar, inflacioni ka kaluar 20%, më i larti në rajon (shembull Shqipëria 8%), rritja ekonomike më e ulëta që nga shpallja e pavarësisë sipas Bankës Botërore, investime kapitale vetëm 9%, rritje te deficitit tregtar. Me një fjalë qeveria Kurti është pikërisht çfarë është ideologjia e tyre leniniste: ecje me hapa prapa”.
Në gusht të 2022-ës, u mbajt takimi i fundit tre palësh në Bruksel, mes kryeministri Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të pranishëm ishin edhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Mirëpo, sipas Berishës sa ka pësuar progres dialogu, apo edhe ka ngecur?
“Për herë të parë bashkësia ndërkombëtare, partneret tonë SHBA-ja dhe BE-ja, për procesin e dialogut kanë adresuar fajësinë edhe në Qeverinë e Kosovës. Ky fakt është shqetësues ngase shteti ynë nuk mund të integrohet në familjen evropiane pa treguar vlera dhe standarde evropiane”.
Çnjohjet e reja kanë “trembur” Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Kosova mund të pësoj edhe disa ç’njohje nga disa shtete. Cilat shtete mund të jenë ato dhe për çfarë arsye mund ta tërheqin ç’njohjen për Kosovën?
“Nuk besoj që duhet të humbim energji se çfarë propagandon presidenti dhe qeveria serbe. Ne duhet t’i kryejmë detyrat tona”.
“Kryeministri Kurti duke qenë i paafte me qeverisë vendin vazhdimisht merret me Vuçiq-in dhe temat globale”.
Ndryshe, qeverisja aktuale në përgjithësi dhe Serbia janë dy problemet kyçe, sipas liderëve opozitarë. Por, fatkeqësisht Kosova po përballet edhe me rritje të çmimeve të produkteve bazike, rritje të çmimit të energjisë elektrike, të derivateve, dhe si rrjedhojë e këtyre problemeve qytetarët edhe po e lëshojnë Kosovën. /Gazeta Enigma/.