Berjani: Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit në Kosovë

Berjani: Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit në Kosovë

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kryetarit i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të tyre është si pasojë e reduktimit të prodhimit të naftës në tregjet botërore.

Tutje ai ka shtuar se “rritje pritet të ketë sërish dhe se askush nuk di se kur do të ndalet hovi i tyre. E si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit, ndërsa ka paralajmërime se rritje do të ketë edhe për artikuj të tjerë, përfshirë edhe ata bazikë”.

Berjani ka theksuar se çmimet e derivateve të naftës pritet të kenë rritje ekstreme, për shkak rritjes së këtyre çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Çmimet janë të shtrenjta për standardin tonë por kjo nuk varet nga ne. Unë po e shoh trendin që kemi rritje ekstreme të derivateve të naftës. Sipas trendit që po vazhdon, nuk do të dihet kur do të ndalet e a do të ndalet në 1 euro e 60 centë ose më tepër. Kjo është duke ndodhur në gjithë globin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka thënë Berjani për Enigmën.

Sipas tij rritja në bursë është mbi 20 dollarë për ton, rritja është e paevitueshme, sepse kjo është duke ndodhur në të gjitha vendet e tjera.

Kujtojmë se si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit. /Gazeta Enigma/

Related Articles