Besiktas përjashton pesë lojtarë nga skuadra pas paraqitjeve të dobëta

Besiktas përjashton pesë lojtarë nga skuadra pas paraqitjeve të dobëta

Besiktas nuk e ka kaluar mirë vikendin pasi janë mposhtur në derbi nga Fenerbace me rezultat 1-3 në stadium të vetin, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta Enigma.

E si pasoj e kësaj humbje ka pasur vendime radikale në klubin e njohur turk ku luan edhe Milot Rashica.

Besiktas ka njoftuar se ka përjashtuar nga ekipi plotë pesë lojtarë pas paraqitjeve të dobëta, raporton Gazeta Enigma.

Lojtarët që janë përjashtuar nga skaudra janë emra të njohur në futbollin europian si Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezaal dhe Jean Onana.

Related Articles