Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden ka shprehur “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit pritet të takohen nesër për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.