Dejona Mihali, koordinatore e Lëvizjes Vetëvendosje, ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me zyrtarë politikë dhe civilë në lidhje me çështje të rëndësishme, shkruan Enigma.
Në bazë të mesazheve të siguruara nga Nacionale, Mihali ka pasur ndikim të gjerë në vendimmarrje dhe operacione brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Ajo ka komunikuar për rregulloret e KEK-ut dhe ka redaktuar komunikata të korporatës. Një nga rastet e raportuara përfshin urdhrin e saj drejtuar ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të siguruar që të mos ketë reduktime të rrymës për dy ditë në Kosovë. Ky urdhër iu përcoll një zyrtari tjetër, Ergys Verdhos, ish-Drejtor i Korporatës Energjetike në Shqipëri, nga ku Kosova kishte blerë energji dy vite më parë.
Mesazhet sugjerojnë se Mihali luante rol kyç në përcaktimin e sasive të energjisë që duhej të bliheshin për të shmangur ndërprerjet e furnizimit.
Megjithatë, tema se kur duhet të ketë reduktime e kur jo, ka qenë vetëm një prej shumë temave të rëndësishme për energjinë në të cilat ka qenë e përfshirja koordinatorja për komitete në VV, Dejona Mihali. Në fakt, Mihali që nuk ka asnjë funksion shtetëror, ka qenë personi që ka kontrolluar gjithçka rreth fushës së energjisë.
Madje, edhe me tema që duken krejt të parëndësishme në shikim të parë.
Urgjenca në KOSTT dhe kërkesa për takim me Kurtin – Dejona ‘postë’
Më 26 korrik të vitit 2022, Dejona Mihali pranoi një mesazh nga Genc Kunushevci, zyrtar në KOSTT. I njëjti e njofton se numrin ia ka marrë Arbër Zaimit. Arsyeja pse Kunushevci i kishte shkruar Dejona Mihalit del të ishte një urgjencë brenda KOSTT-it. Kunushevci i kërkon Mihalit që urgjenca është e madhe, andaj sekretari i kompanisë KOSTT, Ngadhnjim Jakupi, ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Kurti. Pra, për një urgjencë në KOSTT, informohet Dejona Mihali E PARA, për të aranzhuar më pas takim me Kurtin.
“E nëse kish pas me ja përcjell porosi e po ju dërgoj nr kontakti të Ngadhnjim Jakupit e ju mundeni me fol për arsyet urgjente”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Nacionale të cilin Genc Kunushevci ia kishte shkruar Dejona Mihalit, e të cilin ajo ia transmeton Nagip Krasniqit. Pasi Mihali ia përcjellë këtë mesazh, e pyet ish-kryeshefin e KEK-ut, nëse e njeh Ngadhnjim Jakupin.
“Jo nuk e njoh”.
“A ka mundësi ta kontaktosh dhe ta pyesësh si është puna. Vetëm i thuaj që na thanë se diçka problem keni aty”, i shkruan Dejona Mihali Nagip Krasniqit.
Megjithatë informatat e Mihalit dalin të jenë shumë më të avancuara për situatën në KOSTT. “Edhe Skënder Gjonbalaj ka njoftuar se po duan të bëjnë një farë ristrukturimi brenda KOSTT dhe gjendja është pak problematike dhe rrezikohet struktura e brendshme e KOSTT. Nuk e di a bëhet fjalë për të njëjtën”, i thotë Dejona Mihali. Madje kjo e fundit del se e di edhe çfarë karakteri kanë udhëheqësit e KOSTT-it. “Vetëm ki parasysh që kujdesu të jesh diskret sepse ata kanë merak për të folur”, i shkruan më tutje.
Ish-kryeshefi i KEK-ut përkujdeset në detaje për secilën informatë, që rekomandimin ta marrë nga ‘shefja’ Mihali. “Ok a ti them që jam nga komiteti i Energjetikës?”. Mihali përgjigjet: “Po gjej një mënyrë që t’i kërkosh takim. Dmth i thuaj a mundesh një kafe të lutem. Kam nevojë për të konsultuar disa çështje. I thuaj që je nga komiteti. Dhe që po përgatisim disa materiale për deputetët”, thuhet në mesazhet e Mihalit për Krasniqin të siguruara nga Nacionale.

Më pas, Krasniqi e njofton Mihalin se ka biseduar me Ngadhnjim Jakupin, por më nuk po i lajmërohet për takim.
Anëtarët e bordeve dhe punësimet – Komisarja Mihali di gjithçka
Në të tjera mesazhe të cilat ka siguruar gazeta Nacionale, koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, komunikon me Nagip Krasniqin për seancat e Kuvendit. Votimet e anëtarëve të Bordit. Për njerëzit e besueshëm që kanë, dhe të tjerët që ishin pjesë e ‘regjimit’ të vjetër.
Në një prej mesazheve, Mihali e njofton se ka marrë thirrje nga ‘Erzeni’ për një çështje urgjente. “Ka të bëjë me anëtarët e ZRrE. Kur është seanca e votimit”, e pyet Nagip Krasniqi Mihalin, sikur të ishte zëdhënëse e partisë.
Mihali ia kthen menjëherë. “Po atë doja t’i thoja që nuk është në rend të ditës ende. As nuk kemi diskutuar ende në grup për atë temë”, ia kthen Mihali, duke e shliruar Krasniqin i cili thotë se “paska kohë”. Kjo ndërlidhur me anëtarët e Bordit në ZRrE ku VV-ja po del se kishte orkestruar rehatimin e personave të afërt.
Në temat e tjera për energjinë të cilat Mihali i njeh me detaje, Nagip Krasniqi flet për aksionet e BNP. Më pas, Mihali ia pret duke komentuar për një person të quajtur Bekim Lushaku.
”Bekim Lushaku është duke ardh shumë vërdallë nëpër krejt njerëzit që na rrethojnë. Nuk e di a e njeh por mundësisht mbaje larg shumë larg. Është super dallaveraxhi dhe mezi po e largojmë nga ndikimet që bën”, i shkruan Mihali ish-kryeshefit të KEK-ut. Ky i fundit ia kthen: “Duhet të bisedojmë për këtë”.
Diskutimet nuk ndalen për punësimet, personat e afërt me VV-në, dhe për të tjerët që kanë qenë të ndërlidhur me ish-regjimin. Të gjitha këto i thotë Dejona Mihali, për të cilat informacione Nagip Krasniqi e falënderon.
“Driton Bytyqi është djali i vllaut të ish-drejtorit financiar Salih Bytyqi. Është gjithashtu i shoqëruar shume me drejtorin aktual te Prokurimit. Emin Trnava ka qen përpara ne prokurim, nuk kam fjale te mira per te, por eshte edhe daj i Milot Podvorices qe e kemi ne VV. Ai ka qen drejtor edhe ne kohen kur Njazi Thaçi ka qen drejtor menaxhues. Mustaf Kavajen sipas opinionit të auditorëve aty është më profesionist dhe nuk ka qenë i involuar në klanin e Njazisë”, shkruan Dejona Mihali, me informacione konkrete për shumë emra të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Diskutimet për punësime nuk ishin të rralla. Nagip Krasniqi e njoftonte Mihalin për shumë pozita me rëndësi ku kishte konkurse të hapura. “Info: Sot është afati i fundit për aplikim për Drejtor Ekzekutiv Financiar në KEK”. Ky mesazh, përcillet me një “Oh” nga Dejona Mihali. E për të diskutuar për këtë konkurs, Krasniqi del se u takua me Mihalin, pasi e njofton se “vonohem 20-25 min”.
Në një tjetër bisedë, Mihali e njofton Nagip Krasniqin se sekretarin po e shkarkojnë sot. Pavarësisht se nuk dihet se për cilin sekretar është fjala.
Një tjetër bisedë duket se bëhet për disa persona të cilët janë të afërt me VV-në, dhe të cilët duhet të ftoheshin në një takim të rëndësishëm. Urdhrat, i jep sërish Dejona Mihali. “Dejona, si je? A je në rrjedha për këtë takim”, pyet Krasniqi. “Patjetër” ia kthen si me kërshëri Mihali. “Na ndihmo të lutem që të jenë ata me ty të dielën”, thotë Mihali.
Nagip Krasniqi vazhdon me raportimin se “Gazmendi nuk është në KS, Naimin nuk kam kontakt”. Dejona urdhëron sërish. “Nëse është afër të kthehet të lutem”. Më pas, Mihali rekomandon përfshin edhe ‘Artanën’ që duket të jetë Artane Rizvanolli, pasi “na duhen dy qymyr”.
Mihali i redakton komunikatat e vendimet në KEK
Kur Kosova kishte telashe të mëdha me çmimin e rrymës e reduktimet, Korporata Energjetike e Kosovës kishte hartuar një kërkesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E njëjta, i dërgohet Dejona Mihalit për ta verifikuar. Pra, thënë shkurt: Kryeshefi i KEK-ut i kërkonte aprovim Dejona Mihalit nëse një vendim për gjendje të jashtëzakonshme, ishte në rregull. Dokumente të tilla, në mesazhet e siguruara nga Nacionale, shihet se Krasniqi i dërgonte gjatë tërë kohës Dejona Mihalit.
Madje, Mihali merrej edhe me komunikatat e KEK-ut. I redaktonte, e tregonte se çka duhet të përmirësohet.
”Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.
”Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.
”Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.
Në fakt, kjo nuk duket rastësi. Në një tjetër mesazh, është Mihali e cila kërkon disa redaktime për një dokument të cilin ia kishte përcjellur Nagip Krasniqit. “Ta ridërgova me disa plotësime nga ana e ime”. Mihali ia kthen “Rrofsh. E pashë emisionin, ishte tepër mire”, thuhet në mesazh.
Mihali në rolin e udhëheqeses së zyrës për media, kërkon që javën tjetër të organizohet një konferencë. “Si përmbledhje e punëve. Jo si justifikim, por si prezantim”, Krasniqi ia kthen “Po e kam në plan”.
Koordinim vazhdon. Mihali në një mesazh kërkon propozime nga Nagip Krasniqi se çka të thonë në Sekretariat. “Ose të mos e flasim apo shmangim. Me dt 17 maj është takimi i parlamentarëve në Sekretariat”, thuhet në mesazhin e Dejona Mihalit.
Mihali shihet tejet e interesuar për energjetikën. Ia tregon Nagip Krasniqit lajmin se Ferronikeli ishte shitur te kompania Yildrim. Më pas, ajo merret me të dhënat e vjetërsisë së Termocentraleve, pavarësisht se asgjë nuk e lidh me Korporatën Energjetike të Kosovës.