Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi po merr pjesë në Komitetin për Politika të Jashtme të Parkamentit Evropian (AFET) në Bruksel.
Bislimi diskutoi në praninë e tyre për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.
“Integrimi evropian është temë shumë e rëndësishme në shtetin tonë. Dhe gjithmonë është nder të jem këtu dhe të diskutoj me eurodeputetët. Parlamenti evropian është organi thelbësor ku ne gjithmonë kemi gjetur konsensus për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Si marrëveshja për Stabilizim-Asociim, procesi për libarizimin e vizave dhe së fundi aplikimin për anëtarësim në BE”, tha Bislimi.
Ai gjatë fjalimit përmendi edhe përvjetorin e agresionit rus në Ukrainë, me të cilët ndau dhimbjen e njëjtë dhe shprehu solidaritetin e Kosovës për popullin ukrainas.