Me 12 nëntor pritet që të zhvillohet ndeshja e ardhshme Kosovë-Izrael në kuadër të kualifikimeve Euro 2024.
Përderisa shteti izraelit ndodhet thuajse plotësisht në gjendje lufte me organizatën terroriste Hamas në Gaza, ardhja e futbollistëve izraelitë në Kosovë ka ngritur edhe dilemat e sigurisë.
Për kombëtaren izraelite kjo është ndeshja e parë që e luan pas gjendjes së luftës.
E për ardhjen e izraelitëve në Kosovë, sot lajminet nëpërmjet burimeve të saja, ka mësuar se për masat e sigurisë ditën e diel, do të angazhohen afro 700 policë.
Në lidhje me këtë informacion, ka pyetur edhe Policinë e Kosovës.
Ata thanë si në secilën nga ndeshjet që luan Kosova, Policia marrin masat e nevojshme që siguria të jetë në nivel në çdo kohë.
“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës sikurse edhe në ndeshjet tjera kualifikuese sportive që ka ndërmarr masat e nevojshme operative në aspektin e sigurisë, edhe në këtë rast për ndeshjen sportive “Kosova – Izraeli” përmes urdhrit operativ ka paraparë ndërmarrjen e masave të sigurisë së përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes sportive”, thanë nga policia.
Ata po ashtu potencuan bashkëpunimet që kanë bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante dhe sportive në vend.
“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, me të cilët shkëmben, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet dhe veprimet të cilat bien në fushën e sigurisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas tyre, kjo do të jetë në kuadër të planifiimeve që gjethçka të shkojë mbarë e mirë.
“Andaj konform planifikimeve operacionale, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore, me qëllim që ky eveniment sportiv të kalojë qetë sikurse edhe eventet tjera sportive të kësaj natyre”, thanë nga Policia.
Vlenë të theksohet se që nga data 7 tetor, shteti izraelit praktikisht është në gjendje lufte me terroristët e Hamasit në Gaza.