Ka pasur raporte për bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.
Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë komentuar mbi raportet, por media lokale “News-N” tha se granatimet filluan rreth orës 05:00 me orën lokale, përcjell Telegrafi.
Dhe një video e postuar nga reporteri i New York Times, Michael Schwirtz, të cilën mund ta shikoni më poshtë, dukej se tregonte qiellin e natës duke ndriçuar me shpërthime.
Schwirtz shkroi në Twitter se granatimet duket se janë të përqendruara në periferinë lindore të qytetit.
Sulmi i ripërtërirë vjen një ditë pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sulm rus në qytetin me 476,100 banorë dhe rimorën aeroportin lokal.