Borrell: Rusia është duke kryer “krime masive të luftës” në Mariupol

Borrell: Rusia është duke kryer “krime masive të luftës” në Mariupol

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Rusia është duke kryer “krim masiv të luftës”, duke sulmuar qytetin ukrainas, Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar për disa javë.

“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin”, ka thënë Borrell në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Blloku prej 27 kombesh do të diskutojë sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë embargo të naftës dhe mundësi të largimit të më shumë bankave nga sistemi financiar SWIFT. / Gazeta Enigma.

Related Articles