Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës për Stabilizim-Asociimin tha se BE-ja nuk mund t’i kryejë punët e Kosovës, ndërsa kërkoi angazhim në dialogun me Serbinë, duke përmendur detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se janë marrëveshja e Asocim-Stabilizimit është qendra apo themeli i bashkëpunimit, drejt shtegut evropian.
LEXO EDHE: Kurti në konferencë me Borell: Për ta përforcuar besimin tek BE-ja është me rëndësi t’i hiqen vizat Kosovës
“S’jemi këtu për t’i kryer punës e juaja, dhe për këtë e mirëpres kryeministrin Kurti që të vë një theks te sundimi i ligjit, ne mbesim të vendosur që t’i vazhdojmë përpjekjet tona kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, tha ai.
Borrell theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Prishtinës duhet të vazhdojë.
Kurse kryeministri Albin Kurti, në anën tjetër shprehu qartazi kërkesat e tij për heqjen e vizave të Kosovës / Gazeta Enigma.