Borrelli për takimin e 27 shkurtit: Shpresoj që Vuçiq e Kurti ta pranojnë propozimin evropian

Borrelli për takimin e 27 shkurtit: Shpresoj që Vuçiq e Kurti ta pranojnë propozimin evropian

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për “Deutsche Welle” ka folur në lidhje me takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtn dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet me 27 shkurt.

Ai ka thënë se ajo do të jetë një ditë me plot diskutime dhe është shprehur se shpreson që Kurti e Vuçiqi ta pranojnë planin evropian, përcjell Klankosova.tv.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, pra po i kam ftuar ata të vijnë për të pasur një ditë të plotë me diskutime, sepse është një propozim në tryezë. Dhe unë shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrelli.

Related Articles