BE-ja është duke punuar për pakon e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë, kështu ka deklaruar të martën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, transmeton Gazeta “Enigma”.
Borrell ka thënë se me këtë raund të sanksioneve synohet të largohen nga sëifti më tepër banka ruse, të futen në listë të sanksioneve akterët e dezinformatave dhe po ashtu të goditet importi i naftës.
“Lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës godet sigurinë globale. Ne po punojmë për pakon e gjashtë të sanksioneve që synon të largojë nga swifti më tepër banka, të godasë akterët e dezinformatave e po ashtu edhe importin e naftës. Këto masa do t’i paraqiten Këshillit për aprovim”, ka shkruar Borrell në Twitter. / Gazeta Enigma.
Russia’s unprovoked war against Ukraine affects global security.
We are working on the 6th package of sanctions which aims to de-swift more banks, list disinformation actors and tackle oil imports.
These measures will be presented to the Council for approval.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 3, 2022