Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan të martën dhënien e statusit të Bosnjës dhe Hercegovinës si kandidate për t’u bashkuar me bllokun.
Vendimi duhet të miratohet nga krerët e 27 anëtarëve të BE-së, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten, shkruan Euronews.
“Kjo dërgon një sinjal të fortë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi në Twitter ministrja austriake e BE-së, Karoline Edtstadler.
Bisara Turkobiq, zëvendëskryetarja e Këshillit të Ministrave dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës e përshkroi vendimin si një “lëvizje të madhe, historike drejt anëtarësimit në BE”.
“Është gjithashtu një njohje e përpjekjes së madhe që është investuar për të përmbushur kushtet, por në një masë të madhe edhe në luftën për të paraqitur të vërtetën për situatën në BiH para vendeve të BE-së dhe për të ndaluar të gjitha përpjekjet për rrezikimin e progresit të arritur deri mëtash”.
“Për shtetin kjo do të thotë hapje e kanaleve të reja të bashkëpunimit me BE-në, fonde të reja financiare dhe investime”, tha ajo.