Cakolli: KQZ duhet të sqarohet, ka pasur vonesa të qëllimshme të procesit të numërimit të votave

Cakolli: KQZ duhet të sqarohet, ka pasur vonesa të qëllimshme të procesit të numërimit të votave

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se KQZ duhet të sqarohet, pasi sipas tij ka pasur vonesa të qëllimshme në procesin e numërimit të votave, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Cakolli ka përmenduar edhe rastet e përplasjeve verbale nga vëshguesit ku kanë ndikuar në ndërprerjen e numrimit të votave nga 10 deri në 15 minuta.

“Ajo që bie në sy është një përzierje e panevojshëm dhe përzierje e punës. Në disa raste jo vetëm që kanë bërë presion tek komisionerët por edhe me vet praninë e tyre dhe përplasjet verbale që kanë pasur me vëzhguesit e partive të tjera e kanë vonuar procesin duke e bërë që numëruesit ta ndërprejnë punë e tyre. Ka pasur raste kur në një fletëvotim të vetëm janë humbur 10/15 minuta”, tha Cakolli në “Rubikon”.

Related Articles