Ish-diplomati Blerim Canaj, ka folur rreth mungesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në takimin informal të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku u diskutua rreth Procesit të Berlinit.
Canaj e kritikoi Kurtin lidhur me këtë veprim.
Ai në Info Magazine tha se kjo qasje po i mundëson Serbisë të flasë edhe në emër të Kosovës.
“Të gjithë e dimë se jemi të bllokuar sa i përket fondeve nga BE-ja. Ndoshta edhe mund të merret edhe si një shenjë që z.Kurti, nuk dëshiron të lëviz nga qëndrimi i tij për problemet të cilat janë aktuale, dhe dëshiron që t’i ikë përgjegjësisë”, tha Canaj.
Në takimin e thirrur nga kryeministri shqiptar, mungoi Albin Kurti.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes së Kurtit, në një konferencë në Kreta të Greqisë.