“Çdo kush mund të posedojë armë” – Kosova tronditet nga vrasjet makabre, por ku po dështon shteti?

“Çdo kush mund të posedojë armë” – Kosova tronditet nga vrasjet makabre, por ku po dështon shteti?

Brenda 24 orëve, dy vrasje e një vetëvrasje në Vushtrri tronditën Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Një 19 vjeçar dyshohet se privoi nga jeta një bashkëmoshatar të tij në Vushtrri, teksa pak kilometra më larg, në fshatin Stanoc një burrë rreth të 50-tav dyshohet se vrau ish punëtoren e tij 40 vjeçe dhe pastaj e vrau edhe vetën.

Këto ndodhi, por edhe raste të tjera të ngjashme muajt e fundit në Kosovë kanë nxitur një debat të gjerë mbi sigurinë publike dhe efikasitetin e institucioneve të rendit dhe drejtësisë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, vlerëson se vrasjet e fundit në Kosovë nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me mekanizmat e sigurisë, por janë pasojë e një problemi më të thellë shoqëror.

Islami për Gazetën Enigma thotë se “ndonëse mekanizmat e sigurisë janë të përcaktuar nga ligji dhe janë të orientuar në mënyrë represive, nuk mund të pritet që një polici të dërgohet te dera e çdo qytetari për të parandaluar një krim”.

“Kjo dukuri është problem shoqëror”, u shpreh Islami.

“Problemi qëndron në posedimin masiv të armëve nga 1ytetarët,” u shpreh Islami, duke i referuar të dhënave që tregojnë se që nga viti 1999, mbi 270 mijë armë janë në duar të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo do të thotë se një në katër banorë ka një armë, një situatë që Islami e cilëson si të rrezikshme dhe të papranueshme. Ai shtoi se procesi për të arritur tek arma është shumë i shpejtë, duke i mundësuar individëve të zgjidhin problemet e tyre me dhunë. “Që nga viti 1999 deri sot konsiderohen 270 mijë armë të zjarrit që i posedojnë qytetarët, që i bie se çdo i 4-ti banor e ka një armë. Kjo është e tepërt, do të thotë procesi deri tek arritja e armës është shumë e shpejtë, secili që dëshiron t’I zgjedhproblemet e armës përmes saj”, vazhdoi eskperti Islami.

Në këtë kuadër, Islami theksoi se problemi nuk është në mekanizmat e sigurisë, por në faktorin shoqëror dhe socio-ekonomik.

“Institucionet duhet të angazhohen më shumë në investimin e rinisë në arsim, shkencë, dhe kulturë. Kjo është mënyra më e efektshme për të parandaluar dhunën dhe krimet,” tha Islami, duke nënvizuar se “një strategji afatgjatë për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike është jetike për uljen e nivelit tëdhunës në shoqëri”.

“Vrasjet në vend nuk kanë të bëjnë me mekanizmat e Sigurisë. Mekanizmat e sigurisë në Kosovë janë mekanizma të mveshurme ligj, mekanizma represiv, askujt nuk mundesh me ia dergunjë polic tek dera, ky është fenomen. Kjo dukuri është problem shqëror. Që nga viti 1999 deri sot konsiderohen 270 mijë armë të zjarrit që i posedojnë qytetarët, që i bie se çdo i 4-ti banor e ka një armë. Kjo është e tepërt, do të thotë procesi deri tek arritja e armës është shumë e shpejtë”, shtoi ai.

Vrasjet e shpeshta – Çka duhet vepruar në aspektin juridik?

Në një prononcim për Gazetën Enigma, avokati Ardian Bajraktari theksoi se legjislacioni shqiptar është mjaft i avancuar, veçanërisht në fushën e ndëshkimit të veprave penale të vrasjeve.

Ai vuri në dukje se, përveç legjislacionit të brendshëm, që ështëi fuqishëm në këtë drejtim, vendi ka miratuar edhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit, që është një instrument kyç përmbrojtjen e të drejtave të grave.

“Legjislacioni përfshirë edhe atë penal është mjaft i avancuar, sii tillë është mjaft i ashpër sa i përket ndëshkimit të vepravepenale të vrasjeve. Vlen të ceket se nga viti 2020 pjesë tëlegjislacionit tonë kemi edhe Konventën e Këshillit të Evropëspër parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhedhunës në familje, apo siç njohjet Konventa e Stambollit, po ashtu kemi edhe legjislacion të mjaftueshëm vendor qëpërcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve në drejtim tëparandalimit”, u shpreh Bajraktari për Enigmën.

Megjithatë, Bajraktari nënvizoi se, pavarësisht avancimeve ligjore, sfida kryesore mbetet zbatimi i këtyre ligjeve.

Ai shtoi se, për të përballuar fenomenet e dhunës në shoqëri, shteti duhet të angazhohet më shumë në parandalimin e tyre, duke u fokusuar sidomos tek dhuna ndaj grave.

Avokati theksoi se vetëm me një angazhim më të madh të shtetit dhe forcimin e masave parandaluese mund të arrihet një zbutje e dukshme e fenomenit të dhunës dhe mbrojtje më efektive e viktimave.

“Sfidë mbetet zbatimi i ligjeve. Shteti duhet angazhuar mëshumë në parandalimin e fenomeneve të tilla në përgjithësi, e tëdhunës ndaj grave në veçanti. Në këtë aspekt organet ligjzbatuese duhet të angazhohen me shumë në drejtim tëparandalimit të fenomeneve të tilla, e në funksion të kësejëshkon edhe rishikimi i politikes ndëshkimore dhe ashpërsimi isanksioneve penale, me theks të veçantë kur kemi të bëjmë me recidivist, përsëritës të veprave penale”, përfundoi avokati për Enigmën.

Dukuri shqetësuese në Kosovë konsiderohet veçmas vrasja e grave. Që nga viti 2010 janë vrarë 59 gra. Ndër të tjera, nga të dhënat e publikuara nga Policia, vjet në Kosovë janë vrarë tri gra. Katër gra janë vrarë në vitin 2023, katër tjera në vitin 2022. Gjatë vitit 2021 u vranë tri gra, kurse shtatë në vitin 2020./GazetaEnigma/

Related Articles