Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, ka thënë se Kosova do të hyjë në aleancën transatlantike NATO.
“Sa i përket standardeve të NATO-s, ne vetëm se jemi aty. Jemi në rrugë të drejtë, e kemi të sigurtë anëtarësimin në NATO”, ka thënë Çeku në Klan Kosova.
Çeku ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shuante ëndrrat e Serbisë në Kosovë.
“Që Kosova të hyjnë në NATO duhet njohja e katër vendeve, duhet më shumë punë, lobime dhe takime. Ne duhet të argumentojmë këtë kërkesë dhe të bëhet presion. Me rëndësi është që SHBA-të të thojnë “PO” për anëtarësimin tonë, kjo pastaj do të qelte shumë dyer tjera”.
“Nëse do Amerika anëtarësohemi, nëse jo gjejnë arsyetime. Ky anëtarësim nuk është vetëm interesi ynë, por do të sillte stabilitet edhe në rajon. Por, ky anëtarësim do t’i shuante ëndrrat e Serbisë në Kosovë”, ka pohuar Çeku.