Çeku: Ligji anti-doping mundëson drejtësi dhe shanse të barabarta për garuesit në sport

Çeku: Ligji anti-doping mundëson drejtësi dhe shanse të barabarta për garuesit në sport

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjit anti-doping në sport.

Para deputetëve projektiligjin e ka paraqitur Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai tha se ky ligj do t’u mundësojë drejtësi dhe shanse të barabartë të gjithë garuesve.

Ai gjithashtu ka thënë se ligji anti-doping siguron edhe integritetin dhe fuqizimin e sistemit sportiv në vend.

“Projektiligji do ta rregullojë fushën e antidopingut në sportin e Kosovës dhe ka tre objektiva. Njëri është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, dy është kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve të vendit tonë dhe tre është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në garat sportive. Projektligji për antidopingun parasheh themelimin e Agjencisë Shtetërore të Antidopingut. Ky entitet i ri që do ta ketë statusin e agjencisë ekzekutive do të jetë administrues i domenit antidoping në sport. Një nga detyrat kryesore të saj do të jetë hartimi i kodit shtetëror antidoping në përputhje me kodin përkatës ndërkombëtar”, ka thënë Çeku.

Projektligji antidoping u votua me 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Related Articles