Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet kryesore të ditës

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet kryesore të ditës
Për ditën e sotme janë paralajmëruar të zhvillohen disa ngjarje në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto janë ngjarjet që do zhvillohen:

– Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varrezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22 vjetorit të masakrës së Tususit. (Prizren, ora 10:00 – për shkak të distancës do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00).

– Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën e lansimit të hulumtimit “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Drejtues te Bankës Qendrore raportojnë para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës te titulluar Indeksi i konkurrueshmërisë së prodhimit ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)

– Auditor i Përgjithshëm, Besnik Osmani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit, për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara nga auditori i pavarur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Kryetari i Ulqinit Aleksandër  Daboviq drejtori i Organizatës Turistike Gezim Hajdinaga dhe pronarët e hoteleve e plazheve të Komunës së Ulqinit prezantojnë ofertën turistike. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyrat e reja të degës në rrugën “Saraçët”, ora 11:00)

– Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, në bashkëpunim me Fondacioni i Mileniumit i Kosovës dhe organizatën gjermane “Help” mbajnë sesionin informues për thirrjen në kuadër të programit të granteve për Gratë Ndërmarrëse në Energji. (Galeria e teatrit në Gjilan, ora 11:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me nismën ligjore për Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

– Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton përmbledhjen e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Rashkë, Serbi, ora 12:00. /Gazeta Enigma.

Related Articles