Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës:

09:00 ZRrE, mban konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike me qëllim që të bashkojë institucionet kyçe, palët kryesore të interesit dhe bizneset e përfshira për furnizim me energji elektrike të të dyja vendeve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

10:00 Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Përparim Rama. (Kuvendi Komunal, Prishtinë) 

10:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203) 

10:00 Lëvizja FOL bën lansimin e raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00 Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)

10:00 Fondacioni Lumbardhi mban konferencë  për medie, në lidhje me lansimin e Fazës II, programet në ardhje për 70-vjetorin e Kino Lumbardhi dhe ndryshimet në udhëheqësin e organizatës. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

11:00 Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës, Rahovec)

11:00 Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël. (Fshati Hoçë e Vogël)

12:00 Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës) 

13:00 Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (AMKMK). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302) 

13:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

17:00 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) hap ekspozitën “Muzeu Virtual i Refugjatëve”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

19:00 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mbanë natën e filmit “Të drejtat e njeriut”.  (“Fondacioni 17”, Prishtinë). /Gazeta “Enigma”/

Related Articles