Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Enigma ju njofton se cilat janë ngjarjet e ditës së sotme.

  • 09:00Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e presidentes) 
  • 09:00Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, N302) 
  • 09:00Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme të Gjilanit e Prizrenit, nënshkruajnë marrëveshje partneriteti me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
  • 10:00Presidentja Osmani dhe emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, deklarohen për medie, pas takimit. (Zyra e presidentes) 
  • 10:20Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e kryetarit të Kuvendit) 
  • 11:00Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë) 
  • 12.00Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë e ndarjes së granteve të projekteve të financuara në kuadër të Thirrjes së 3-të për Propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

Related Articles