Gazeta Enigma sjell ngjarjet ditore
09:00 – Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
10:00 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pret ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
11:00 – Bëhet promovimi i 10 librave të ekonomisë dhe i Monografisë “Komunikimi dhe bashkëpunimi Kroaci-Kosovë”, të autorit Muhamet Sadiku. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
11:00 – Partia e Ballit Kombëtarë Demokratë Shqiptarë proteston kundër presionit që Serbia po i bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës. (Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të sheshit Skënderbeu)
11:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci zhvillojnë takim me përfaqësuesit e “DokuFest”. (Hapësirat e “DokuFest”, Prizren)
12:00 – Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie për përgatitjet për ndeshjen Kosovë-Zvicër, që zhvillohet më 19 korrik në Prizren. (“Four Points by Sheraton Prishtina”)
12:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci vizitojnë Innovation and Training Park. (ITP, Prizren)
14:00 – Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryesuesit të K.K. Rahovec. (Salla e KK, Rahovec)