Çka ndodhi mbrëmë në dy vrasjet misterioze në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar për të dyja rastet e vrajseve të rënda që ndodhën mbrëmë në kryqytet.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se për vrasjen e gruas së këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit, nga mbrëmë janë duke vazhduar hetimet.

“Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në Rr. ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë, ju njoftojmë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka pohuar ajo.

Sipas Ulajt, hetimet po vazhdojnë edhe për rastin tjetër ku dyshohet se një burrë ka therur babanë e gruas së tij, i cili më pas ka vdekur.

“Ndërsa, për rastin i cili ka ndodhur në Rr. ‘Ali Vitia’, dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë”.

“Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar ‘Vrasje’.Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, ka pohuar Ulaj

Related Articles